Balla-opozitës: Pas 3 marsit nuk do të jeni më kështu, Gjykata do marrë vendimin

23 Shkurt 2023 | 10:51

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i ka bërë thirrje opozitës që problemet e brendshme të partisë së tyre të mos i sjellin në Kuvend.

Në fjalën e saj ai theksoi se situata në Kuvend nuk do të jetë e njëjtë si sot pasi pas datës 3 mars Gjykata do të marrë vendimin, duke lënë të nënkuptohet që vula e PD-së do i jepet Enkelejd Alibeajt.

“Kuvendi në seancën e datës 23 janar  ka ngritur ju një Komision për ndryshimet në ligj. E vërteta është se na duhen domosdoshmërisht vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Thirrja ime sot është që kjo seancë dhe shfaqje këtu nuk ka të bëjë me Komisionin Hetimor, me McGinigal por e gjitha kjo bëhet për të intimiduar drejtësinë. Kuvendi nuk mund të zhvillojë punimet me këtë qasje.

Mësoni të bëni kërkesa te Byroja Kuvendit. Duhet të vini me një provë shtesë. Në këto kushte thirrja ime miqësore është që ne nuk jemi aspak të kënaqur që të marrim vendime për përjashtime nga Kuvendi.  Tërhiquni nga kjo qasje. Pas datës 3 nuk do të jeni më kështu, Gjykata do të marrë vendim. Problemet e të partisë mos i sillni këtu”- theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026