“Rama ua fut shokëve”, Meta thirrje socialistëve: Mblidhuni dhe dënojeni

Ilir Meta
23 Shkurt 2023 | 11:34

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i është bashkuar protestës së opozitës para Kuvendit.

Në fjalën e tij ai u ka bërë thirrje socialistëve që të bashkohen dhe të dënojnë kryeministrin Edi Rama pasi  ky i fundit sipas tij po i përdor të gjithë për interesa të tij.

“Është e qartë që i ka kapur të gjitha institucionet dhe kur rrëzohen institucionet ngrihet populli. Kur ngrihet populli bien çmimet, ndëshkohen ata që firmosin fap e fap për miliarda euro. Edhe tani që po flas vazhdojnë pagesat. Pronari i vërtetë i inceneratotëve është Edi Rama. Është mësuar t’shtyjë ditët duke ua futur shokëve. Kështu ia futi Saimirit, pasi e përdori për qëllimet e veta, kështu ia futi Lefterit, i ka lajmëruar të gjithë se do ia fus Arbenit. Mblidhuni dhe jepjani dënimin e merituar. Do të vendosim pluralizmin. Të gjithë armiqtë e çështjes kombëtare dhe të Kosovës do të marrin dënimin”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026