Lajçak: Pres që Kosova dhe Serbia të hënën ta pranojnë Planin Evropian
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak ka thënë sot se pret që të dyja palët, si Beogradi dhe Prishtina në takimin në Bruksel të hënën ta pranojnë Planin Evropian për zgjidhjen e Kosovës.
“Plani, të cilin besoj që do ta pranojmë të hënën do të bëhet obligative për të dyja palët. Nuk është një marrëveshje e përkohshme, pas saj do të vazhdojë procesi i normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve, i cili duhet të përfundojë me nënshkrimin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, para hyrjes së Serbisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian”, ka thënë Lajçak në intervistë për Tanjug.
Në lidhje me themelimin e Asociacionit, ai thotë se është herët të flitet për të jashtë dialogut meqenëse të gjithë flasin në mënyrën e vet si e mendojnë se do të ndodhë, shkruan Klan Kosova.
Sipas tij, të dy palët do të vendosin se si do të zbatohet Asociacioni përmes marrëveshjes brenda dialogut.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës