1-vjetori i luftës në Ukrainë, Euronews raporton situatën nga Kievi
Sot shënohet 1 vit që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha, i cili ndodhet në Kiev, deklaroi se jeta në këtë qytet vijon normalisht.
Për emisionin “Good Morning Albanians”, Rexha u shpreh se pothuajse gjatë gjithë vitit, jeta në Kiev ka qenë normale, me përjashtim të disa rasteve kur binin sirenat dhe njerëzit fshiheshin në shtëpitë e tyre apo edhe në metrotë.
Ai nënvizoi se ditën e djeshme, në qiellin e kryeqytetit u pa një dron rus, që u neutralizua shumë shpejt nga forcat ukrainase.
Sipas gazetarit, një në dy ndërtesa në Ukrainë janë të shkatërruara për shkak të luftës.
“24 shkurti 2023 ka një dallim shumë të madh me atë të vitit 2022. Kievi është zgjuar i qetë sot dhe jeta ka nisur normalisht, në një kontrast të madh me atë çfarë ndodhi 1 vit më parë, ku në orën 05:07 të mëngjesit, presidenti Putin jepte urdhrin për pushtimin e Ukrainës. Jeta në Kiev, gjatë gjithë vitit ka qenë normale, përveç rasteve ku ka paralajmërime për sulme me raketa.
Një sirenë ka pasur dje, një dron rus është parë në qiellin e Kievit, por është neutralizuar nga forcat ukrainase. 30 kilometra larg kryeqytetit, në java e para të agresionit ka pasur masakra në Buça, Irpin dhe disa qytete të tjera të vogla”, raportoi gazetari Xhemajl Rexha.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesve, u dhurojnë lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera