“Trafik, provokime dhe gangsterë”, ky është subjekti i filmit “Adnan Kafazi”
Filmi “Adnan Kafazi” me regji të Genc Berishës ka patur dje premierën e tij në Tiranë. Ky projekt shpërfaq mbizotërimin e krimit në kryeqytetin e Prishtinës, korrupsionin e përplasjen e bandave të krimit për kontrollin e territorit. Filmi trajton edhe krimin ndërkombëtar të trafikimin e grave dhe vajzave.
Filmi “Adnan Kafazi” fokusohet në kthimin e Vuçës (Armend Baloku), Bullit (Besart Sllamniku) dhe Zakit (Muhamed Arifi), tre gangsterëve, nga Meksika në Prishtinë pasi mashtrohen qëllimisht nga një gangster tjetër, si familjarë të tyre ishin rrëmbyer nga Adnan Kafazi (Armond Morina), një kriminel që tani kontrollonte gjithë vendi. Pa para e pa informata për kriminelin që trafikonte gra dhe vajza, tre gangsterët nisin aksionin për shpartallimin e Andan Kafazit.
Në rolin kryesor të filmit është aktor i njohur shqiptar, Armond Morina, i cili ka një karrierë shumëvjeçare në aktrim. Pavarësisht viteve, dy nga rolet e tij ikonike mbeten ato në hit-serialet vendore “Familja Moderne” dhe “Kombinati”. Aktori i cili ushtron edhe profesionin e profesorit të aktrimit në Akademinë e Arteve, mundohet që t’ua bëjë të ditur studentëve se një aktor i mirëfilltë i ditëve të sotme, nuk ka zhanër.
Ai njihet për rolet e tij të shumta në teatër, filma dhe seriale, ku kryesisht dominojnë rolet e tij të zhanrit komedi.
Në film luan dhe këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, e cila ka rolin e një gangstereje.
LEXONI GJITHASHTU
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje