“Betejë e ashpër mes tyre”, Berisha: Arben Ahmetaj ka fakte përvëluese për Edi Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha
24 Shkurt 2023 | 12:44

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, ka një betejë të ashpër personale.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se Ahmetaj ka fakte përvëluese për Ramën, në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Sipas Berishës, Ahmetaj nuk ka prova vetëm për këtë çështje, duke nënkuptuar se mund të nxjerrë edhe fakte të reja.

“Në mënyrë të përsëritur kam deklaruar se përgjegjësia absolute, përgjegjësia kryesore për aferën e inceneratorëve ka vetëm një emër dhe ai është Edi Rama. Personi tjetër në zinxhir, Arben Ahmetaj u tha dje shqiptarëve të njëjtën gjë: nuk isha unë aq i fuqishëm sa të lëviz qeverinë. Arben Ahmetaj është mëkatar, por këtu ka të drejtë. Përveç kryeministrit dhe zyrës së tij nuk ka njeri që mund të mbledhë 17 dokumente për 24 orë nga qeveria. Përveç kryeministrit, askush tjetër nuk mund të lëvizë zyrat kryesore të administratës për të grumbulluar 17 dokumente të firmosura nga zyrtarët në një ditë. Çfarë tregon kjo? Interesin absolut të Edi Ramës për aferën.

Ai i dha këtë mesazh Edi Ramës, por unë u them ju me përgjegjësi të plotë se ai nuk ka vetëm këtë provë për Edi Ramën. Mos bëj gjykatësin, i tha Ramës. Ai zgjodhi këtë argument, në pamje të parë të pafajshëm, por ai disponon fakte përvëluese për presionin e jashtëzakonshëm të Edi Ramës në këtë aferë. Kurrë një kryeministër nuk mund të firmosë një kontratë, për të cilën institucioni kombëtar i specializuar i thotë se është e paligjshme. Një kryeministër i firmos vetëm kur e ka firmën e vet”, theksoi kryedemokrati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026