Burgu i El Salvador me kushte çnjerëzore, ndër 5 më të rrezikshmit në botë

28 Shkurt 2023 | 08:16

Burgu i El Salvador konsiderohet ndër 5 më të rrezikshmit në botë dhe ka kushte çnjerëzore.

“Burgu hyn në top 5 e parë të burgjeve më famëkeqe sidomos, jo vetëm për mënyrën e burgimit, por dhe të procedimit të sjelljes me të burgosurit. Në rastin konkret, deri para pak viteve të burgosurit në El Salvador, në përgjithësi, jo vetëm në këtë burg kanë qenë rreth 3-4 mijë dhe në këto momente kanë arritur një shifër prej 60 mijë të burgosurish,” – tha juristi Erbi Ago.

Sipas tij është abuzuar me gjendjen e emergjencës e cila u shpall me të drejtë për shkak të situatës kriminale në vend.

Autoritetet në El Salvador kanë hapur një nga burgjet më të mëdha në Amerikën Latine me një kapacitet prej 40 mijë personash dhe do të monitorohet ditë e natë nga 600 ushtarë, 250 policë dhe roje.

Kjo qendër paraburgimi terrorist është hapur për të lehtësuar mbipopullimin në sistemin e burgjeve të vendit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024