Gazetari kundër Lulzim Bashës: Çfarë vule kërkon? Dil nga skena politike
Gazetari Roland Qafoku e konsideron të turpshëm faktin që ish-kryedemokrati, Lulzim Basha kërkon të marrë vulën e Partisë Demokratike.
Në një intervistë për Euronews Albania, Qafoku u shpreh se Basha nuk ka vota dhe mbështetje brenda Partisë Demokratike.
Sipas Qafokut, Basha duhet të mbarojë mandatit e deputetit dhe të largohet nga skena politike.
“Ja e fitoi Lulzim Basha? Lulzim Basha e ka të sigurtë çdo humbje pastaj, çfarë lidhje ka? Nëse e ka Berisha, Berisha ka më shumë vota sesa Basha, por jo votat e mjaftueshme për të fituar zgjedhjet. Prandaj them që nuk ka më vlerë. Unë mendoj që ata që lidhen mbas gjykatës, janë ata që kanë më pak influencë dhe vota në Partinë Demokratike.
Interesi më i madh për opozitën dhe Partinë Demokratike, është që ajo të jetë e pajtuar dhe e bashkuar, jo thjesht kush kap vulën. Ja e kapi vulën Basha, çfarë do bëjë Basha me atë vulën? Bashën nuk e votojnë në shtëpinë e vet, ta votojnë shqiptarët. E ndriti me 9 vjet që drejtoi Partinë Demokratike. Basha duhet të dalë nga skena fare, të mbarojë atë mandat, të marrë ato rrogat dhe të ikë në Holandë. Kjo është e turpshme”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta