“Je i Berishës”, debat mes Petro Koçit dhe Çollakut: Jeni kapur me presh në duar
Çështja e ‘McGonigal’ ka përplasur në tudion e Euronews Albania gazetarin Basir Çollaku dhe deputetin e PS Petro Koçi.
Çollaku i është drejtuar duke i thënë se paratë që i janë dhënë ish-zyrtarit të FBI-së kanë dalë nga zyra e kryeministrit , gjë e cila është kundërshtuar nga Koçi.
Ky i fundit e ka konsideruar gazetarin si zëdhënës të PD-së.
Pjesë nga biseda:
Çollaku: Paratë kanë dalë nga zyra e kryeministrit. Zotëria ankohej me Ramën dhe merrte porosi
Koçi: Nuk ka rëndësi, ai është takuar dhe me ty
Çollaku: Unë takohem se jam gazetar
Koçi: Kjo s’do të thotë se i ke dhënë para
Çollaku: Janë përdorur para dhe informacione nga zyra e kryeministrit .
Koçi: Mos të bëjmë sikur kemi qenë aty
Çollaku: Duhet të lexosh ndonjë gjë se ju ka marrë fushata kohë.
Koçi: Mos u merr me shkrime gazetash. Unë nuk jam profet, shko në ndonjë tryezë tjetër.
Çollaku: Jam i informuar
Koçi: Je zëdhënës i PD-së
Çollaku: Zotëria është kap me presh në dorë dhe thotë ku është baçja
Koçi: Je zëdhënës i ‘non gratës’, lufton më shumë se deputetët e PD-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 17:28 Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 17:05 29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira