Marrëveshja Kosovë-Serbi, analistët skeptikë për implementimin brenda vitit

Takimi Kurti-Vuçiç
28 Shkurt 2023 | 16:19

Bashkimi Evropian dështoi të finalizonte marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës.

Por pas negociatave maratonë, teksti i plotë i propozimit është publikuar, bashkë me faktin se nuk është më i negociueshëm, por duhet vetëm të zbatohet. Sidoqoftë, analistët mbeten skeptikë për këtë.

“Brenda fundit të vitit nuk mund të kemi një implementim tërësor të marrëveshjes. Më parë duhen mbajtur zgjedhjet në veri të Kosovës. Ky është kushti kryesor për formimin e Shoqatës së Komunave Serbe. Pa to, kjo shoqatë nuk krijohet”, tha Fatmir Sheholli, Instituti për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike.

Paqja në terren është e brishtë. Tensioni ndëretnik, aktualisht i ngrirë, mund të shërbejë si një shkëndijë për nxitjen e një konflikti. Nëse është diçka që si Serbia edhe Kosova, plus komuniteti ndërkombëtar bien dakord, është shmangia me çdo kusht e një skenari të tillë.

“Interpretimet personale janë të lejuara dhe tani, pas publikimit të tekstit të marrëveshjes, çështja kryesore është se si qytetarët e Kosovës dhe Serbisë do të reagojnë ndaj tij”, theksoi Jovana Radosavljević, Iniciativa e Re Shoqërore, Kosovë.

Negociatat do të rifillojnë më 18 mars. BE dhe SHBA janë të vendosura ta mbyllin kapitullin historik në këtë pikë nevralgjike të Ballkanit.

Ndërsa kryeministri Kurti ndodhet nën presion të fortë, presidenti Vuçiç ka deklaruar se Serbia kërcënohet me sanksione politike dhe ekonomike nëse refuzon akordin.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026