Kreu i komunës së Preshevës: Kurti na tradhtoi, por ne nuk ndalemi

1 Mars 2023 | 10:41

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi tha në një intervistë për Euronews Albania se marrëveshja e firmosur në Bruksel nuk i përmend shqiptarët e luginës.

“Nuk shohim asnjë garanci në këtë draft-dokument i cili jep garancinë se Serbia nuk do t’i diskriminojë shqiptarët, apo nuk do t’i pasivizojë shqiptarët. Pra, në përgjithësi është një marrëveshje që e ndjejmë si thikë pas shpine,” – u shpreh Arifi.

Ai tha se shpresa ka humbur dhe duket sikur nuk do të bëhet më mirë, por çfarë theksoi me siguri ishte se nuk do të ndalen me kërkesën e tyre bazuar në referendumin e 2 marsit.

“Edhe 50 vite më vonë, edhe 100 vite më vonë ne do të luftojmë që të jemi pjesë e Republikës së Kosovës, pavarësisht a na ka tradhtuar Kurti, pavarësisht nëse nuk do të ndalet Vuçiç, pavarësisht na përkrah ose jo Bashkimi Evropian në këtë përpjekje,” – deklaroi Artifi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026