Paratë ruse nuk i merrte Luli po Tutori? Për kë e ka Edi Rama

2 Mars 2023 | 11:33

Kreu i qeverisë Edi Rama foli në Kuvend edhe në lidhje me akuzat e opozitës së ka ndihmuar në shkatërrimin e opozitës për paratë ruse në lobimin e Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij ai tha se po ë kishte informacion në lidhje me paratë ruse do të ia kisha përcjellë çdo organizate të mundshme partnere.

“McGonigal mori informacion nga zyra e Kryeministrit për lobimin rus. Unë apo zyra ime nuk kishim asgjë nga ato që kishin dalë në media. Sepse po t’i kishim çfarë do të mbronin? Lulin apo tutorin e Lulit? Po të kisha pasur çfarëdolloj informacioni për këtë fakt të tmerrshëm do t’ia kisha përcjellë kujtdo që do të mundja, nga organizatat partnere. FBI-së të parës fare.

Problem për vendin do të ishte e kundërta dhe të mos tregoja. Unë nuk e di sinqerisht ku do të donit të dilnit me këtë? Rusët i kam shpikur unë? CIA në raportimin e saj e ka publikuar se PD se bashku me një parti në Mal të Zi, Bosnjë, apo Maqedoni financohen nga para ruse për të destabilizuar. Kjo është ajo që doli nga ne sipas jush? Ai rusi vetë ka deklaruar se ka ndihmuar PD-në”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026