“Qëllojini mbi trupa”, Balla hap audion e 21 janarit: U dha urdhri nga Berisha
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka hapur në Kuvend audion e 21 janarit, ndërsa thotë se kreu i PD-së Sali Berisha ka dhënë urdhër për të qëlluar mbi trupa.
Ndër të tjera ai ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë këtë çështje.
“Kemi një audio të re, i bëj thirrje prokurorisë që më në fund këtë çështje ta hetojë (hap uadion). Është publikuar më në fund materiali audio, një natë më parë nga një gazetar investigativ. Jua zbardh unë: Dashmir, thotë komendati i Gardës, gati për zjarr ushtarak. Nëse do hyjnë brenda do hapet zjarr luftarak për t’i asgjësuar. Bën thirrje me altoporlant, largohu nga hyrja thërret Dashamiri dhe bëhen gati. Mbani armët në dorë, kur t’ju them unë, qëlloni në trup.
Nëse secili prej jush këtu e ka zemrën në vendin e duhur, mendjen në vendin e duhur, si ka mundësi që Komandanti i Gardës së Republikës sapo del nga zyra e Berishës jep urdhër për të asgjësuar popullin opozitar që po protestonte në shesh. Në këtë moment qëllohet nga pistoleta e Ndrea Prendit dhe nga automatiku i një tjetri. Me çfarë, me një zjarr luftarak. Zjarri luftarak nuk ka lidhje me protestën, mund ta bësh në Afganistan, apo ku të duash. “- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet