Petkoviç: Beogradi nuk u konsultua me BE-në për planin evropian
Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç deklaroi se Beogradi nuk është konsultuar me vendet e BE-së për mplanin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.
Sipas Petkoviçit, ata nuk u pyetën nga zyrtarët evropianë për këtë plan.
“Ata nuk na pyetën asgjë për atë plan. Ne nuk morëm pjesë në diskutimet për krijimin e atij dokumenti. Ata duan të zgjidhin çështja e Kosovës në një mënyrë që u përshtatet atyre”, theksoi ai.
Lidhur me Asociacionin, Petkoviç u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk dëshiron ta formojë.
“Para së gjithash, ai po e thotë këtë për të shmangur detyrimin për formimin e Unionit të Komunave Serbe, Prishtina për dhjetë vjet ka refuzuar formimin e Asociacionit, e cila është pengesë për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe Metohi. ”, tha Petkoviç.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur