Ura drejt shembjes, më shumë se 500 ha tokë mbeten djerrë në zonën e Dervicianit
Amortizimi në vite i urës që lidh fshatin Dervician me tokat bujqësore në zonën e Dropullit po krijon probleme për qarkullimin e automjeteve dhe aq më tepër të atyre në shërbim të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit të agrobiznesit. Nisja e projektit për rehabilitimin e plotë të kësaj ure do të ndihmonte edhe për zhvillimin e zonës së Dropullit”
Ura ndodhet mbi lumin Drino dhe është shumë e rëndësishme për zonën dhe banorët e saj. E lënë në harresë dhe pa asnjë investim, ajo rrezikon të shembet.
Në këto kushte, mjetet bujqësore e kanë të vështirë të kalojnë duke bërë që një sipërfaqe toke prej 500 ha të jetë e pashfrytëzuar nga fermerët.
“Për ne banorët këtu në fshat është shumë i nevojshëm se njerëzit kalojnë, shkojnë poshtë në fushë, kanë bagëti, kanë ara për ti rregulluar dhe për ti menaxhuar”, thotë një banore.
“Ura që është në fshatin Dervician është një nga urat më të vjetra, e cila është restauruar para shumë viteve, por tani ka pësuar disa defekte që nuk lejojnë të kalojnë makina të rënda. Ajo është shumë e nevojshme për fshatin Dervician se lidh fshatin me tokën, me arat që kemi atje”, shprehet një banor.
Bashkia e Dropullit ka hartuar një projekt për rikonstruksionin e plotë të kësaj ure ndërsa është në kërkim të financimeve për zbatimin konkret të tij. Rehabilitimi i urës së Dervicianit do të mundësonte nxitjen e sektorit të bujqësisë dhe në tërësi zhvillimin e agrobiznesit në këtë zonë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për reformën në arsimt (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama