Këpuca me gjak ende në vagon, pamje nga vendi ku ishte ulur studentja shqiptare
Ministrja e Jashtme së Shqipërisë konfirmoi zyrtarisht këtë të shtunë, vdekjen e 4 personave me origjinë shqiptare, të cilët ndodheshin në trenin e pasagjerëve që u përfshi në aksidentin tragjik në Larisa.
Mes personave që kanë ndërruar jetë ishte edhe studentja me origjinë shqiptare Ifigjeni Micka. Avokati i familjes së studentes ka publikuar dhe foton e vendit ku ajo ka qenë e ulur.
Nga pamjet shihet dhe këpuca e te resë, si dhe njolla të shumta gjaku në sedilje.
‘Vagoni i 3-të, vendi 67, vendi i 23 ku ishte ulur Ifgjeni Micka’- shkruan avokati.

Aksidenti hekurudhor ka ndodhur në hyrje të luginës së Tempes, ku treni i pasagjerëve që udhëtonte midis Athinës dhe Selanikut me 350 persona në bord u përplas me një tren mallrash.
Të mbijetuarit kanë treguar se vagonët u përfshinë me shpejtësi nga flakët, njerëzit digjeshin të gjallë, ndërsa ishte shumë e vështirë të nxirrje personat nga mjeti i shkatërruar.
Nga informacionet e dhëna nga autoritetet greke, numri i viktimave është të paktën, 57, por mund të rritet ende për shkak të personave të zhdukur të cilët nuk janë gjetur ende.
Greqia ka shpallur 3 ditë zie kombëtare në nder të viktimave.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë