Nik Gjeloshaj sërish në krye të Tuzit, analisti: Duhej patjetër fitorja e dytë
Sipas rezultateve paraprake koalicioni “Forumi Shqiptar” i kryesuar nga Nik Gjeloshaj ka siguruar 18 mandate nga 32 në zgjedhjet lokale të zhvilluara të dielën në Tuz.
“Praktikisht këtë herë e ka edhe më lehtë sepse nuk ka pse të shkojë në drejtim të një koalicioni. Besoj se do të marrë edhe grupe të tjera sepse këtu janë praktikisht 4 lista që kanë fituar vota, besoj që demokratët do t’i fusë në pushtet, ndërsa dy grupe të tjera do të jenë jashtë, do të qëndrojnë në opozitë,” – u shpreh analisti në Malin e Zi, Nikollë Berishaj.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se fitorja e mandatit të dytë ishte shumë e rëndësishme në mënyrë që të mund të vijojë zhvillimi i Malësisë.
Fitorja është pritur me festë dhe entuziazëm nga mbështetës të shumtë të cilët kanë pritur deri në fund numërimin e votave.
Në koalicionin “Forumi shqiptar” të udhëhequr nga Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, bëjnë pjesë edhe Lidhja Demokratike e Shqiptarëve, Unioni Kombëtar Shqiptar dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta