Auditimi i pallateve të vjetër, inxhinieri: Të bëhet edhe në ndërtesat e reja
Nëpërmjet një projektvendimi, qeveria pritet të fillojë procesin e auditimit teknik të pallateve me më shumë se 50 vite vjetërsi.
Inxhinieri i ndërtimit Gëzim Beqaj tha në një intervistë për Euronews Albania se auditimi duhet bërë edhe për banesat që nisin ndërtimin sot.
“Në tërësinë e vet duhet të kesh një ent të pavarur i cili nuk ka lidhje as me politikën, as me qeverinë dhe ky që ne e quajmë urdhri i inxhinierit që është shumë i vonuar në Shqipëri, që ka nisur një proces po të ishte i ngritur do të ishte një arbitër i paanshëm,” – u shpreh Beqaj.
Sipas tij në momentin që qeveria merr këtë vendim duhet investuar shumë në këtë strukturë me të gjitha pajisjet e nevojshme.
Nëse auditimi zbulon se pallati ka nevojë për ndërhyrje, atëherë do të bëhet edhe një analizë financiare për të përcaktuar nëse ia vlen të riparohet apo të ndërtohet nga e para. Nëse vlera e riparimit të pallatit është më e madhe ose barazvlefshme me koston e ndërtimit nga e para, ai do të prishet.
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq