Çfarë ndodhi me takimin e Alibeaj dhe Nebil Çikës? E zbulon vetë gazetari!
Gazetari Nebil Çika tha në një intervistë për Euronews Albania se Enkelejd Alibeaj e ndjen veten si kryetarin e Partisë Demokratike.
Në një kohë kur të gjithë duan një deklaratë nga Alibeaj, Çika komentoi një foto të tijën me Alibeajn duke thënë se takimi nuk ka lidhje me asgjë, përveçse me miqësinë e tyre.
“Megjithatë nuk shmangen bisedat politike gjatë takimeve. Unë mendoj që ai është kryetar i Partisë Demokratike, i komanduar normalisht dhe ka një proces në Partinë Demokratike. Zoti Basha ka dhënë dorëheqjen dhe ju e keni parë vetë që nuk ka qenë aktiv në politikë, e ka respektuar vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen. Sigurisht që zoti Alibeaj është i përmbajtur në ushtrimin e detyrës së tij,” – u shpreh Çika.
Gazetari theksoi se po të kishte qenë dikush tjetër në vendin e Alibeajt do ta kishte dorëzuar Partinë Demokratike përballë gjithë atij presioni.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta