8 përballjet e Europa League, në fushë zbresin “të mëdhenjtë”

9 Mars 2023 | 16:36

Gara në Europa League është bërë edhe më interesante, teksa kanë nisur përballjet mes favoritëve. 8 ndeshje zhvillohen mbrëmjen e kësaj të enjte, të ndara në dy orare.

Sytë janë tek skuadrat kryesore të kompeticionit si Manchester United, Roma, Juventus apo Arsenal, ndërkohë që nuk duhen nënvlerësuar Sevilla, Leverkusen, Fenerbahçe apo Union Berlin.

Të besuarit e Jose Mourinhos presin në shtëpi Sociedadin, me spanjollët të cilët janë totalisht jashtë forme. Italianët vijnë me moralin lart pas fitores në kampionat ndaj Juventusit. Arsenali i Mikel Artetës përballet me Sportingun në Jose Alvalade, ndërsa vijon luftën në dy fronte, kampionat dhe Europë.

Juventus-Freiburg e Manchester United-Betis janë po ashtu sfida që priten me interes, kjo për faktin se bardhezinjtë kërkojnë qëndrimin në Europë për sezonin e ardhshëm. Po ashtu dhe Conference League zhvillon sonte 7 ndeshje emocionuese. Sfida e parë e kësaj faze ishte ajo mes Lazios dhe Alkmaarit, e fituar nga holandezët me rezultatin 1-2.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026