Endrit Shabani: 11 linjat e transportit publik në Tiranë janë monopol i privatit

Endrit Shabani
10 Mars 2023 | 08:05

Kryetari i Nismës Thurrje, Endrit Shabani deklaroi se 11 linjat e transportit publik në Tiranë janë monopol i sektorit privat.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Shabani u shpreh se duke pasur pasur konkurrencë, sektori privat në transportin urban mund të abuzojë me qytetarët.

“Ne i kemi dhënë monopol privatit. Pra, është ndarë në 11 linja transporti urban në Tiranë dhe i është dhënë monopol privatit. Po të ishte për monopol, më mirë ta merrte publiku, ose le të vendoset konkurrencë e lirë në treg. Duke qenë monopol, privati nuk ka konkurrencë. Duke mos pasur konkurrencë, mund t’i bëjnë çfarë të duan qytetarëve.

Ose do ecin në këmbë ose do marrin autobusin. Linjën e ka monopol, mund të kërcënojë bashkinë, siç e bën vazhdimisht, mund të kërcënojë qytetarët, siç e bën vazhdimisht”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024