Pse BKH ‘zbarkoi’ në banesat e Ahmetajt? Kreshnik Spahiu: Mund të gjenden prova
Analisti Kreshnik Spahiu thotë se kontrolli i banesave të ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), ka ardhur pasi ky institucion i ka adresuar një kërkesë gjykatës.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se kontrollet nuk kanë lidhje me verifikimin e pasurive të Ahmetajt.
Sipas Spahiut, kontrollet janë kryer pasi mund të sigurohen prova me të ardhurat e të mirat materiale që Ahmetaj ka marrëdhëniet me Klodian Zoton.
“Byroja Kombëtare e Hetimit është e asistuar nga projektet amerikane, është asistuar nga specialistët amerikanë, është shumë e profilizuar. Mendoj që derisa ka shkuar në këtë veprim, i ka adresuar një kërkesë gjykatës për të ushtruar kontroll në të gjithë pasuritë e zotit Ahmetaj, gjykata ka parë të arsyeshme dhe shkaqe të motivuata për të realizuar kontrollet në banesat e pronësisë së zotit Ahmetaj, jo për të verifikuar pronat, por ka dyshime se mund të sigurojnë prova në lidhje me të ardhurat e të mirat materiale nga marrëdhëniet me Klodian Zoton. Nuk bëhet fjalë sa pasuri ka zoti Ahmetaj”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta