“Sot PD nuk ekziston”, Kreshnik Spahiu: E paligjshme! Ka tre kryetarë
Kreshnik Spahiu tha se sot Partia Demokratike nuk ekziston. I ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania Spahiu u shpreh se sipas ligjit të Republikës së Shqipërisë kjo parti nuk mund të ekzistojë pasi është në kaos dhe ka tre kryetarë.
“Mendoj se Partia Demokratike sot nuk ekziston. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet t’i vlerësojë të gjitha partitë. Ligji për partitë politike përcakton qartë se si duhet të funksionojë dhe se si duhet të organizohet një parti. Një grupim politik nuk mund të funksionojë në kaos dhe në anarki se konsiderohet veprimtari e paligjshme. Partia Demokratike është me tre kryetarë, Sali Berisha, Enkeled Alibeaj, Lulzim Basha. Një parti me tre kryetar, një parti me katër kuvende, një parti me pesë grupe parlamentare. Këtë nuk e lejon ligji i Republikës së Shqipërisë që e kanë votuar këta”,- tha Kreshnik Spahiu, duke shtuar se partitë politike që futen në zgjedhje duhet të jenë të barabarta e t’ia nisin nga zero.
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:11 Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë
- 10:07 I akuzuar për lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 09:52 Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 09:49 Pas pezullimit shumëvjeçar, SHBA rikthen fluturimet direkte drejt Libanit. Trump jep dritën jeshile
- 09:32 Manjatit malajzian i kërkohet të revokojë emërimin e kryetarit të portit, shkak lidhjet me Epstein
- 09:31 37.5 miliardë dollarë për luftën me Iranin, Hegseth paraqet raportin e ri në Senat