Përfshihet nga flakët ish-godina e Drejtorisë së Tatimeve

10 Mars 2023 | 13:50

Ish-godina e Drejtorisë së Tatimeve në Librazhd, aktualisht jashtë funksionit, ëshë përfshirë nga flakët këtë të premte.

Bëhet me dije se zjarri ka përfshirë një ambient në katin e dytë të kësaj godine.

Nga informacionet paraprake raportohet vetëm për dëme materiale. Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

“Në lagjen nr. 2, Librazhd, ka rënë zjarr në njërën nga dhomat e katit të dytë të ish-godinës së Drejtorisë së Tatimeve (aktualisht jashtë funksionit) dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026