Agjentët e DEA-s në Shqipëri, Shemsi Prenci: Ogur i zi për organet ligjzbatuese
DEA amerikane shkon në ato shtete ku ka trafik droge, kështu u shpreh ish-drejtuesi i lartë Shemsi Prenci këtë të premte në Euronews, teksa komentonte ngritjen e zyrës së DEA-s në Tiranë
Ai ka thënë se vendosja e DEA-së në Shqipëri është një ogur i mirë për Shqipërinë, por jo për organet ligjzbatuese shqiptare, pasi tregon se institucionet janë të pabesueshme.
“Kemi dështuar në operacionet për goditjen e qarkullimit të drogave të forta në Shqipëri. Ne kapnim drogën, por nuk kapnim as pritësit e mallit dhe as dërguesit e mallit. Në këtë këndvështrim Dea ka pasur një pasiguri në raport me bashkëpunimin me organet ligjzbatuese në Shqipëri. Kohët e fundit nuk përmenden më dy programe të qeverisë shqiptare, amnistia fiskale dhe legalizimi i kultivimit të kanabisit, sepse këto dy janë problemet më të rënda në Shqipëri. Trafiku i drogës dhe pastrimi i parave në Shqipëri po i bëjnë një konkurrencë të pandershme ekonomisë shqiptare. Instalimi i zyrës së DEA-s amerikane është një ogur i mirë për Shqipërinë dhe ogur i zi për institucionet ligjzbatuese në Shqipëri”, tha Shemsi Prenci për Euronews.
LEXO GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq