Shkrihet krimi ekonomik, Rrumbullaku: Paaftësi në goditjen e evazionit fiskal
Të gjitha strukturat e Krimit Ekonomiko-Financiar në drejtoritë të Policisë së Shtetit janë pezulluar.
Vendimi është bërë publik sot nga Drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku në takimin me shefat e drejtorive dhe ministrin e Brendshëm Blendi Çuçi.
Krerët e policisë kanë argumentuar vendimin me mungesën e rezultateve nga kjo strukturë. Sipas kreut të policisë, strukturat e krimit ekonomik nuk kanë arritur pritshmëritë në luftën kundër evazionit fiskal dhe goditjen e korrupsionit.
Ngrirja e Policisë së Krimit Ekonomik do të jetë e vlefshme deri në hyrje në fuqi të strukturës së re të forcave të rendit.
Ndërkohë ministri i Brendshëm, Bedi Çuçi ka paralajmëruar masa ndëshkimore ndaj drejtuesve vendorë të policisë. Gjatë takimit, ministri është shprehur se për çdo parcelë që do të konstatohet nga agjenci të tjera, do të ketë përgjegjësi individuale nga shefat e policisë.
Një porosi e veçantë u është dhënë krerëve të policisë për kontrolle në ambiente të mbyllura, për shkak të rritjes së fenomenit të shtëpive të barit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk