“Mund të lëndohesh”- Paralajmërimi i TikTok për të gjitha videot nga Klevis Rucaj
“Mos u shqetëso nëse e ngas makinën me një dorë, shqetësohu nëse i përdor të dyja”. Ishin këto shprehjet që përdorte 20-vjeçari, Klevis Ruçaj i cili humbi jetën të enjten në aksidentin te rrethrrotullimi i Saukut.
@klevrucaj #fyp ♬ original sound – 👀
I riu udhëtonte bashkë me dy shoqe, kur automjeti tip “Audi A8” i ka dalë nga kontrolli duke shkatërruar barrierat dhe duke rënë në nënkalim sipër një makine tjetër. Dy vajzat humbën jetën, ndërsa 3 personat në makinën tip “Honda” janë në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në tre videot që Klevisi ka në rrjetin social TikTok është mbishkrimi “Pjesëmarrja në këto aktivitete mund të çojë në lëndimin tuaj, ose të të tjerëve rreth jush”. Profili i tij ishte i mbushur me jetë luksi, pamje nga brenda makinave të shtrenjta, kazino dhe momente kur ai ngiste makinën me shpejtësi.
@klevrucaj #fyp #capcut #viral ♬ Originalton – LA LOCO
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid