Mekaniku 8-vjeçar: Riparoj kamionë deri në darkë, më pas mësoj

Enloeni
11 Mars 2023 | 18:07

Enloeni, mekaniku 8-vjeçar që është bërë i famshëm në rrjetet sociale, tregon se si e organizon ditën e tij, që përveçse të ndjekë pasionin e rregullimit të kamionëve, të mos lërë pas as mësimet e shkollës.

Për emisionin “Real People” në Euronews Albania, Enloeni u shpreh se në servis qëndron deri vonë në darkë dhe mësimet i bën më pas.

Në servisin ku punon i ati dhe xhaxhai, Enloeni ka shkuar për herë të parë kur ishte dy vjeç e gjysmë.

“Deri në orën 7 ose 8 të darkës. Mësimet i bëj më pbas. Në shkollë, në mësime jam shumë i mirë. Më pëlqen lënda e matematikës. Këto i di edhe vëllai im, është 4 vjeç. Duke ardhur që 2 vjeç e gjysmë këtu te servisi, shikoja xhaxhanë edhe babin, mësoja edhe unë. Duke u rritur, mësoja pak nga pak dhe tani e kam marrë zanatin.”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manushaqja, poetja e lirë në “Real People”: Familjarët nuk mi kanë lexuar librat

Në episodin me radhë në emisionin “Real People” në Euronews Albania, gazetari Flori Gjini solli profilin e Manushaqes, një poete që vjen nga realiteti i...
17:44 | 09/08/2025

Historia e zysh Nerminit, mësuesja ikonë e baletit shqiptar tregon pengun e saj

Në episodin e radhës, kamera e emisionit “Real People” u ndal në një lagje të vjetër të Tiranës. Flori Gjini realizoi një intervistë me personazhin...
20:20 | 02/08/2025

Angjelo rrëfehet në “Real People” për jetën në Greqi:Na diskriminonin ne shqiptarëve

Tashmë jemi në një periudhë ku një pjesë e madhe siç janë maturantët, janë mes një dileme për të zgjedhur se çfarë do të lidhur...
18:55 | 26/07/2025