Humb jetën nga një atak në zemër burrnesha “Lali”

Burrnesha 'Lali'
13 Mars 2023 | 12:00

Një atak në zemër i ka marrë jetën Diana Rakipit, burrneshës që shumë në Durrës e njihnin edhe si “Lali”.

Mësohet se Diana është ndarë nga jeta pasditen e së dielës, në moshën 69-vjeçare, ndërkohë që për shumë vite me radhë ajo është kthyer në një personazh të dashur për mediat kombëtare, por edhe ato ndërkombëtare, që kanë shfaqur interes të mësojnë më shumë për jetën e saj.

Dëshmi e gjallë e zakoneve të hershme shqiptare, shumëkush ishte i interesuar të mësonte më shumë mbi zgjedhjet e kësaj gruaje, që me vullnetin e saj të plotë vendosi ta jetonte jetën si burrneshë.

Bijë në një familje me shumë fëmijë (3 vëllezër e 5 motra) Diana ishte dëshmi e gjallë e traditave të vjetra shqiptare, të përfshira në kanunin e Lek Dukagjinit, ku virgjëreshat e betuara, apo burrneshat, janë gra që ndërmarrin një betim dëlirësie dhe veshin rroba mashkullore për të jetuar si burra në shoqëritë patriarkale të Shqipërisë Veriore, Kosovës dhe Malit të Zi.

“Lali” u betua për t’u kthyer në burrneshë gjatë kohës që Shqipëria ishte ende nën regjimin komunist.

Apeli i saj i vazhdueshëm për gratë dhe vajzat ishte: “Bëhuni të zonjat e vetes merreni fatin tuaj në dorë dhe mos u dorëzoni kurrë përballë asgjëje”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026