E zbulon nënkryetari i LDK: Ja çfarë na kërkoi Lajçak për Kosovën

13 Mars 2023 | 12:08

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri dha detaje në lidhje me vizitën e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se diplomati kërkon që të ketë një konsensus më të gjerë në lidhje me diskutimet për dialogun Kosovë- Serbi.

“Ardhja e tij në Prishtinë ishte në kuadër të takimit të ardhshëm të bisedimeve. Lajçak është shumë i kujdesshëm. Në raport me opozitën ka ndarë një pjesë të madhe  të procesit. Tani ai kërkon që të ketë një konsensus sa më të gjerë. Procesin e normalizimit apo raportet me Serbinë, nuk mund ta bëjë një parti apo një individ. Në kampin opozitar ka dezertuat Haradinaj dhe partia e tij. LDK-ja beson se ka hapësirë që të përmirësohet pjesa që ne e shohim problematike. Ndryshimi i Kushtetutës në Kosovë do të jetë hapja e kutisë së Pandorës në këto rrethana në raport me organizimin  e brendshëm”- theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026