Plagosje me thikë në Vorë, në spital një 45-vjeçar
Një plagosje me thikë ka ndodhur në në fshatin Muçaj të Vorës ditën e diel. Policia njofon këtë të hënë se i plagosur ka mbetur një 45-vjeçar, banues në Gjakovë.
Në pranga ka përfunduar autori i krimit, një 31-vjeçar banues në Prishtinë, ndërkohë që shtë proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe shtetasin G. Ç., 56 vjeç.
Të dy këta persona janë konfliktuar me 45-vjeçarin pas një sherri për motive banale.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin L. K., 31 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Ç., 56 vjeç, të dy banues në Prishtinë, pasi ditën e djeshme, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Muçaj, kanë goditur me mjet prerës shtetasin N. R., 45 vjeç, banues në Gjakovë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve