I indinjuar dhe emocional, Krasniqi në Hagë mohon akuzat: Kurrë nuk e kam drejtuar gishtin nga civilët
I indinjuar dhe emocional. Kështu është është shfaqur në Gjykatën e Hagës Jakup Krasniqi, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës. Ai ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka theksuar se kurrë nuk e ka drejtuar gishtin nga civilët. Krasniqi theksoi po bëhet padrejtësi dhe se gjithmonë e ka luftuar vetëm politiksht Serbinë. Sipas tij Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka qenë asnjëherë një ndërrmarje kriminale, por ka luftuar vetëm për liri.
“Unë e dua të them dy tri çështje dhe do të përpiqem t’i them goxha shkurt. Së pari dua të them këtu se unë jam arrestuar më 4 nëntor 2020. Ne po na quani ndërmarrje kriminale të përbashkët. Dua të deklaroj se kurrë në jetën time në asnjë rast në jetë, nuk i kam trajtuar njerëzit siç më keni trajtuar mua, nga ndërtesa e burgut deri në këtë ndërtësë. Kurrë në jetën time nuk kam trajtuar njerëz në këtë mënyrë. Nuk ka qenë qëllimi im trajtimi i njerëzve por lufta kundër okupatorit që ka bërë krime në Kosovë. E ndjej veten më shumë se mirë. Nuk do të dëshiroja të jem në petkun e njerëzve që kanë shpirt krimineli. Unë jam intelektual, kam luftuar politikisht Serbinë. Kurrë në jetën time nuk e kam drejtuar gishtin nga popullsia civile, as ajo serbe. Në këtë aktakuzë ju i ndani shqiptarët në katolikë dhe myslimanë, kjo është fyese.
Disa gjëra për aktakuzën, se ne paskemi qenë “ndërmarrje kriminale”. Kjo për mua, për Kosovën dhe shokët e mi, nuk ka më gjë fyese, pasi ne një kohë të gjatë në rrethana tepër të vështira, jetë a vdekje u vumë në shërbim të lirisë dhe shtet-ndërtimit. E arritëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jemi ndërmarrje e përbashkët çlirimtare. Ndërmarrje e përbashkët kriminale është vetëm koka e saj në Beograd dhe mbështetësit e politikave të Beogradit. Besoj dhe besoj shumë që ketë e di secili qytetar i arsimuar, që së paku është mbi 30-vjeçar.
Nuk dua të zgjatem më shumë por dua t’u them që kam qenë i dënuar nga rregjimi kriminal i Jugosllavisë në ’81 dhe ’82 dhe më kanë dënuar për kam lexuar libra dhe pse kam kundërshtuar të regjim. Më shumë të drejtë kanë pasur ata atje sesa sot këta këtu. Për mua është bërë një padrejtësi të madhe. Populli jonë e ka një fjalë të urtë, populli është më i fortë se guri. Populli jonë ka pasur shumë padrejtësi dhe nuk kemi nevojë për këtë padrejtësi.”, u shpreh ai.
Pyetur nëse i kuptonte të drejtat bazë Jakup Krasniqi pohoi se i kuptonte të gjitha. Ai shtoi se më tej nuk i duhet një avokat, por këtë ka pranuar një të tillë pas dëshirës së miqve dhe familjarëve.
“Ishte dëshira e familjes dhe e shokëve që të kem avokat dhe e pranova, por përndryshe jam i bindur që nuk më duhet avokati. Nuk mbaj asnjë përgjegjësi të vetme me këtë që akuzohem as të veprimit as të mosveprimit. Detyra ime ka qenë publike. Unë kam pasur detyra edhe pas lufte, kam qenë ministër, kam pasur dy mandate si Kryetar Kuvendi, por detyra që më ka fjetur më shumë në shpirt ka qenë e zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
E di që se kam nevojën që ta them këtu ama dua t’iu them se unë gjithçka që kam bërë ka qenë publike dhe jo vetëm në gjuhën shqipe, edhe në gjuhën gjermane, angleze, frënge, italiane. Unë kam qenë zëdhënës, i kam dhënë zë Luftës Çlirimtare të Kosovës që ka qenë tepër e vështirë dhe në rrethana tepër të vështira, por megjithatë ishim të vendosur se kishim të drejtë që të luftojmë për liri dhe natyrisht në sajë të asaj të drejte e fituam dhe mbështetjen ndërkombëtare, pa të cilën ne nuk do ta çlironim Kosovën,” , u shpreh Krasniqi.
Ai theksoi se asnjë nga veprat e përmendura në aktakuzë nuk qëndrojnë. “Sikur vetëm një faj të kisha bërë nga këto që thuhen në aktakuzë unë do të ndihesha i turpëruar,”, tha Jakup Krasniqi teksa shprehu mllefin e tij për një gjykim të padrejtë që po i bëhet. “Nuk ndjej asnjë përgjegjësi të vetme dhe padrejtësia ndaj meje është tepër e madhe,” tha Jakup Krasniqi më tej.
Më pas, Gjyqtari i Dhomave të Specializuara në Gjykatën e Hagës pyeti nëse Krasniqi donte të deklarohej apo donte të priste 30 ditë para se të bënte një deklaratë.
Ish-k ryetari i Kuvendit të Kosovës shprehu me bindje pafajësinë e tij.
“Unë edhe pse kam pasur një bisedë dje me avokaten mbrojtëse dhe kemi parë telegrafikisht pikat kryesore të aktakuzës, unë e thashë dhe më herët dhe po e them, unë nuk ndihem fajtor e as përgjegjës për asnjë pikë që thuhet në aktakuzë.
“Unë deklarohem jo fajtor, nuk kam asnjë faj të vetëm. Nuk di si ta them ndryshe,” , tha me nënqeshje Jakup Krasniqi.
Lexo gjithashtu:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat