Agron Duka: Kam 1 vit e gjysmë që kam nisur fushatën, ja fitoret që pres

13 Mars 2023 | 22:53

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka tha në “Now me Erla Mëhillin” se ka rreth 1 vit e gjysmë që ka nisur fushatën dhe ka bërë një punë kolosale.

“Kemi 1 vit e gjysmë që bredhim në gjithë Shqipërinë. Unë nuk di formulë tjetër përveç punës. Parashikoj që do të dalim mirë sepse kemi punuar shumë dhe jemi lodhur shumë. Kemi gjetur kandidatura shumë të mira në 61 bashki për këshilltarë. Mirë unë quaj të tentojmë të kemi nga 2 këshilltarë për bashki, tentojmë, sesa dalim, nuk e di. Mundet që në ndonjë bashki mos të marrim anëtarë të Këshillit Bashkiak, por në ndonjë bashki tjetër, siç është Durrësi për shembull, apo Lezha, apo disa bashki nga veriu që kemi kandidatura shumë të mira, edhe nga jugu madje, për shembull Selenica, Vlora, Saranda, Vau i Dejës në veri, Shkodra, Malësia e Madhe, ne do të tentojmë të marrim ndoshta dhe më shumë se dy anëtarë të Këshillit Bashkiak,” – u shpreh Duka.

Ai theksoi se kjo është fitorja e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026