Regjistrimi i PD | Sefa-Celibashit: Dy kërkesat të shqyrtohen të ndara

Indrit Sefa
14 Mars 2023 | 16:20

Përfaqëuesi ligjor i Enkelejd ALibeajt në Partinë Demokratike, Indrit Sefa i ka kërkuar Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, që dy kërkesat për regjistrimin e kësaj force politike, të shqyrtohen të ndara.

Sefa u shpreh se ai është përfaqësues i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe jo i Lulzim Bashës.

“Kërkesë proceduriale. Komisioner, ju kanë ardhur dy kërkesa të ndryshme. Mesa u njohëm, në vendimin me nr.158, ora 10:00, jeni referuar në mënyrë të gabuar; kërkues Indrit Sefa, në cilësinë e përfaqësuesit të zotit Lulzim Basha si kryetar i PD-së. Unë jam përfaqësues i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Janë dy kërkesa të ndryshme, që komisioneri duhet t’i vlerësojë në vendime të veçanta. Në asnjë rast me vendim të përbashkët. Kërkoj që në shqyrtimin tuaj të merren kërkesat në mënyrë të veçantë. Janë dy kërkesa të veçanta, me dy subjekte të ndryshme”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026