Debat në KQZ, Sefa-Celibashit: Po pengoni regjistrimin e PD në zgjedhje

Regjistrimi i PD në zgjedhje
14 Mars 2023 | 16:48

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa debatoi me kreun e KQZ Ilirjan Celibashi lidhur me kërkesën për regjistrimin e PD në zgjedhje.

Sefa i kërkoi Celibashit të ndajë 2 kërkesat e depozituara nga grupimi i Alibeajt nga ai grupit të Berishës.

Sipas Sefës, duke bashkuar dy kërkesat, KQZ po e fut procesin në ngërç dhe po pengon  regjistrimin e PD në zgjedhje.

“Kush e përfaqëson PD”? pyeti Celibashi.

“E përfaqësojnë dokumentet që ke mbi tavolinë, vendimi i Apelit”, u përgjigj Sefa.

“Me dy kërkues i hapini shteg ankimimeve në të gjitha nivelet dhe e fusni procesin në ngërç”, shtoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026