Deklaratë e fortë nga Linda Pano: Fëmija pa baba nënkupton se ka lindur pa dashuri!
Linda Pano tha se një fëmijë i lindur pa babain nënkupton një fëmijë që nuk ka ardhur nga dashuria. Ajo tha se metodën in vitro, ku jo domosdoshmërish gruaja duhet të ketë një partnerë për të pasur fëmijë, shpesh mund të ndikojë te shëndeti mendor i fëmijës.
Në një intervistë për “Good Morning Albania”, Pano tha se një vendim i tillë është një vendim egoist i njerëzve që duan të bëhen prindër.
Ajo solli rastin e një djali i cili ka ardhur në jetë nga një metodë e tillë. Ai ka thënë se ndihej gjithmonë sikur nuk kishte ardhur në jetë nga dashuria, por nga mundësia financiare e nënës së tij, e madje i kishte zili shokët që u kishte vdekur babai, pasi sipas tij ata e dinin nga vinin.
“Ne po flasim për një raste kur fëmija nuk do e njohi babain e vetë biologjik. Unë dua të tregoj historinë e një djali që tani është i rritur, por tregon traumën e tij në adoleshencë. Trauma e tij ishte kjo.
Unë ndihem sikur nëna ime më ka lindur jo për shkak të dashurisë, por sepse nëna ime kishte mundësinë financiare për të blerë materialin biologjik dhe ndihem sikur gjysma ime më mungon. Ndihem si një oqean që nuk ka asnjë rrugë shpëtimit. Kush jam unë, nga vij, kush është babai im, a i ngjaj unë atij?
Madje ai thotë se ka pasur zili shokët e tij që u kishte vdekur babai, sepse ata kishin një emër dhe fotografi dhe kujtime të babait të tyre, ndërsa ai nuk dinte asgjë, nuk dinte nga vinte”, tha për Euronews Albania, Linda Pano nga Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës.
LEXONI GJITHASHTU:
Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje