Pastori: Gruaja shqiptare vdiq duke provuar 15 herë për t’u bërë nënë “in vitro”

Gruaja shqiptare vdiq
15 Mars 2023 | 09:16

Pak ditë më parë nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevci, në fjalën e saj, i ka replikuar deputetit të VV-së, Eman Rrahmani, i cili kundërshtoi ligjin për riprodhim, pasi sipas tij cenohet familja.

Debati ishte për faktin se Bogujevci deklaroi se ka vendosur që t’i besojë shkencës në mënyrë që të behet nënë pa pasur nevojë për një burrë të determinojë të drejtën e sajë për t’u bëre nenë.

Pastori Paulin Vilajeti tha në emisionin Good Morning Albanians në Euronews Albania se vendimi i deputetes është skandaloz dhe i rrezikshëm. Ai tregoi rastin e një të njohure të tij, që siç tha humbi jetën pasi provoi mbi 15 herë metodën in vitro për të pasur një fëmijë.

“Një çift që nuk mund të kenë në mënyrë natyrale fëmijë mund të birësojnë një fëmijë. Nga një anë i vrasim që në barkun e nënës përmes abortit, nga një anë duam t’i krijojmë me çdo kusht. Një mikeshë  e gruas sime vdiq para ca kohësh, se e bëri këtë gjë nja 15 herë. Mjeku i tha jo, ajo tha e dua prapë, dhe vdiq përmes kësaj metode duke e provuar disa herë”, tha pastori.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024