Plani i Australisë për të blerë nëndetëse bërthamore shqetëson Kinën

Nëndetëse bërthamore
15 Mars 2023 | 11:04

Kina është thellësisht e shqetësuar për njoftimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për planin e Australisë për të blerë nëndetëse me energji bërthamore, tha sot Ministria e Punëve të Jashtme kineze.

“Ne kundërshtojmë fuqimisht që tre vendet (Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Australia) të detyrojnë Agjencinë të bëjë një gjë të tillë”, tha zëdhënësi Wang Wenbin, raportoi Reuters.

Një ditë më parë, Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike njoftoi se tre vendet e paktit AUCUS i kishin informuar për marrëveshjen dhe ritheksuan se detyrimet ligjore të këtyre vendeve ndaj mospërhapjes së armëve bërthamore janë thelbësore.

Uashingtoni synon t’i shesë Australisë tre nëndetëse me energji bërthamore në fillim të dekadës së ardhshme, me blerjen e mundshme pasuese të dy të tjerave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026