“Berisha nuk ka asnjë parti”, Vokshi: Strukturë ilegjitime, s’e ka emrin askund
“Zoti Berisha nuk ka asnjë Parti Demokratike, ai është një strukturë ilegjitime që nuk e ka emrin askund”, kështu tha për Euronews Albania Indrit Vokshi.
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike shtoi se për të vërtetuar iligjitimitetin e berishës si kryetar bashkie mjafton të shiikojmë përpjekjet e tij për t’u futur në zgjedhje me anë të tre partive të tjera të drejtuara nga Ilir Meta, Vangjel Dule dhe Nard Ndoka.
“Zoti Berisha nuk ka asnjë Parti Demorkatike, nuk është kryetari i asnjë Partie Demokratike, është thjesht një strukturë ilegjitime, sepse nuk e ka emrin askund, nuk rezulton askund, as në regjistrin e partive politike, as në aktet legale të shtetit.
Është një strukturë e cila mbahet e bashkuar për shkak të pragmatizmit dhe urrejtjes. Dhe për ta vërtetuar këtë që them unë, që Sali Berisha nuk ka asnjë Parti Demokratike është fakti që ai sot në seli është në negociata me Ilir Metën, me Vangjel Dulen dhe me Nard Ndokën për t’u futur me partitë e tyre”,- tha ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Vokshi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta