Humbi djalin 7-vjeç, Durda: Dosja e Gërdecit u gjykua nga një bandë kriminale
Zamira Durda e ëma e 7-vjeçarit që humbi jetën në tragjedinë e Gërdecit tha se edhe pse kanë kaluar 15 vite që nga ajo ditë nuk është vënë drejtësi.
Në një intervistë për Euronews Albania bëri me dije se çështjen e ka çuar deri në Strasburg ndërsa nënvizoi se për vënien e drejtësisë së 26 jetëve të humbura ka munguar vullneti dhe në mes të kësaj çështje ka pasur korrupsion.
“Deri më sot nuk është bërë asnjë gjë. Nuk është vendosur drejtësi për tragjedinë e Gërdecit. E Kam çuar çështjen deri në Strasburg. Drejtësia nuk u vendos për shkak së gjyqi që u bë në Gjykatën e Shkallës së Parë më 29 të pandehur, u rrëzuan akuzat. Sot nuk është asnjë prapa hekurave për 26 jetët e humbura. Ka munguar vullneti dhe ka hyrë në mes korrupsioni. Asnjë gjyqtar që ka pasur në dorë dosjen e Gërdecit nuk është më në sistemin e drejtësisë. Dosja e Gërdecit është gjykuar nga një bandë kriminale”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik