Bashkëshorti i lehonës së dënuar: Ia çova foshnjën në burg, kur ia mora nga duart…
Burgosja e një nëne lehonë ka qenë lajm i këtyre ditëve.
25-vjeçarja Diana Bahçja është arrestuar nga policia duke e shkëputur nga djali i saj vetëm 8 ditësh, pasi gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër, duke ia konvertuar një javë më parë, në 50 ditë burg.
Bashkëshorti i saj Naim Bahçja nga fshati Drisht i Postribës në Shkodër prej një jave po kujdeset për fëmijën e tij të porsalindur.
Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se ia kishte çuar foshnjën në burg nënës dhe momenti i ndarjes kishte qenë shumë i dhimbshëm.
“Kam qenë para tre ditësh dhe e ka takuar. Gjendja ishte shumë e vështirë, kur ia kam marrë prej duarsh ka ikur dhe nuk ka folur fare. Nuk ka reaguar deri ditën tjetër që e kam marrë në telefon”, tregoi ai.
LEXONI GJTHASHTU:
Nëna e burgosur telefonon live në Euronews: Nuk isha në dijeni për gjobën
Nëna burgoset 1 javë pas lindjes, gjoba e pashlyer iu konvertua në 50 ditë burg
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar