Arrestimi i lehonës në Shkodër, Berisha: Përgjigjja si gjithmonë, fajin e ka Saliu
Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka ironizuar qeverinë duke thënë se për ta edhe për arrestimi i nënës lehonë nga Shkodra është “faj i Saliut”.
Ai akuzoi qeverinë duke thënë se çdo ditë po dalin të dhëna të cilat e fundosin qeverinë Rama. Rastin e Diana Bahçes, nënës lehonë që u arrestua pak pasi lindi foshnjen e saj për shkak të një gjobe të papaguar me atë të vrasjes së 22-vjeçares keniane, duke shtuar se shpirti i saj kërkon drejtësi.
“Ekzekutimi në detyrë i një punonjëse në punën e vetë në shkëmbim bandash të qeverisë dhe Burgosja e lehonës nuk ka ndodhur që nga vitet 50. Reagimi i tyre, ishte fajin e ka Saliu. Unë i rikujtova edhe një herë vrasjen e 22-vjeçares nga Kenia. Unë i akuzova se shpirti i saj kërkon drejtësi. Vrasësi i saj fshihet në qeveri. Nuk dhanë asnjë përgjigje. Janë krenarë për krimin që kanë kryer”, tha ish-kryeministri Sali Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 12:00 Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
- 12:00 Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 11:58 Balla: Nuk e njohim Sali Berishën si përfaqësues të protestës
- 11:55 Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4
- 11:52 Rutte për Iranin: E rëndësishme që të mos marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore
- 11:48 Rutte vizitë në Shtëpinë e Bardhë, kreu i NATO-s përpiqet të zbusë tensionet me presidentin Trump