Alibeaj në Këshillin e Integrimit: PD s’e di ende nëse do regjistrohet në zgjedhje
Enkelejd Alibeaj tha në Këshillin e Integrimit Europian se është e rëndësishme që ndihma e BE-së në Shqipëri të jetë gjithnjë e më prezente.
Ndërsa renditi disa nga pikat më të errëta të qeverisë, Alibeaj vuri në dispozicion gjithë mbështetjen pa kushte të opozitës përkundrejt kërkesave dhe nevojave të Bashkimit Europian.
“Duhet ta dimë fare mirë që Shqipëria, së fundmi është përfshirë në një skandal të madh ku kryeministri në një luftë të hapur ndaj opozitës që ka treguar dy çështje shumë të rëndësishme që vlejnë për t’u marrë në konsideratë, refuzimin me shumë neveri që kryeministri i vendit i ka bërë parlamentit për t’iu përgjigjur në rastin e skandalit Rama-McGonigal ndaj këtu edhe votat dhe mbështetja jonë për ligjin që zonja Tabaku sapo tha, sigurisht do ta ketë mbështetjen. Së dyti ka treguar një gjë akoma më të rëndë, luftën e madhe të paprincip që qeveria ka bërë ndaj Partisë Demokratike,” – u shpreh Alibeaj.
Sipas tij është serioze dhe fakti që PD-ja, 10 dite para fillimit të zgjedhjeve ende nuk e di nëse do të regjistrohet.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve