Berisha: Çdo socialist i ndershëm të bashkohet me ne, më 14 maj vendosim pluralizmin
Sali Berisha i ka bërë thirrje socialistëve të ndershëm që t’i bashkohen kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Nga Lushnja, ku prezantoi kandidatin e Primareve Eduart Sharkën., Berisha u shpreh se zgjedhjet lokale më 14 maj do të vendosin pluralizmin.
“Sot kemi në pushtet një njeri i cili prodhon nga mëngjesi në darkë vetëm keqësi dhe negativitet për shqiptarët. Sot kemi një qeveri në të cilën të drejtat e qytetarëve shkelmohen me këmbë. Sot ne kemi një qeveri e cila varfëron dhe mjeron qytetarët e saj me vjedhjet që bën, çdo orë, çdo ditë, çdo stinë, çdo muaj, dhe çdo vit.
Atëherë a duhet të vazhdojmë ne të ecim të përgjumur, a duhet të vazhdojmë ne të qëndrojmë indiferent.
Çdo socialist i ndershëm duhet të bashkohet me ne, çdo qytetar i pa parti duhet të bashkohet me ne. Ju keni konstatuar se çfarë qëndrimesh antikushtetuese, antidemokratike mban Edi Rama, për përpjekjet e tij të turpshme dhe kriminale për të mos lejuar PD-në të marrë pjesë në zgjedhje; jo, përpjekja e tij tregon frikën, tmerrin që ka nga vota juaj dhe ju më 14 maj, me të gjithë shqiptarët do ti jepni ndëshkimin që meriton”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat