Flamur Noka sfidon Arian Çanin: Po të doja i kontrolloja bandat, fitoja për 24 orë

16 Mars 2023 | 21:45

Deputeti demokrat, Flamur Noka ka debatuar me gazetarin Arian Çani në lidhje me zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Noka tha se Edi Rama blen vota, teksa Çani e cilësoi këtë një aftësi të kryeministrit.

Noka u shpreh se po të donte mund t’i kontrollonte bandat në 2013 kur ishte ministër i Brendshëm, për të fituar zgjedhjet, por nuk e bëri diçka të tillë.

Flamur Noka: Ai paguan gjithçka, ai paguan ambasadorë, ai paguan McGonifal. Edi Rama është vetëm fasadë.

Arian Çani: Prandaj pëlqehet, këtë jam duke thënë.

Flamur Noka: Pas 2013, kurrë nuk ka qëndruar asnjë ditë me votë. Gjithmonë me votë të  blerë dhe të manipuluar.

Arian Çani: Kjo është aftësi.

Flamur Noka: Në 2013, sikur të donte Sali Berisha, ata kriminelët që luftuan Ramën për ta sjellë në pushtet, i kontrolloja vetë po të doja, isha ministër i Brendshëm.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026