Minjtë dhe plehrat “pushtojnë” Parisin! Çfarë po ndodh?
E çuditshme është ajo që po ndodh në Paris. Qytetarët po përballen me një situatë kaotike.
Më shumë se 7,000 tonë plehra dhe mbeturina me erë të keqe janë përhapur nëpër lagjet e Parisit, duke bllokuar dyert, trotuaret, rrugicat dhe zonat para shkollave, restoranteve e shtëpive.
Situata vjen si pasojë e grevës së grumbulluesve të mbeturinave të cilët kundërshtojnë planin e Emmanuel Macron për të rritur moshën e daljes në pension.
Propozimet e Macron për të rritur moshën e përgjithshme të daljes në pension nga 62 në 64 vjeç dhe për të rritur numrin e viteve të punës që kërkohen për të kërkuar një pension të plotë, kanë shkaktuar dy muaj protesta dhe greva në Francë.
Vendasit janë shprehur për mediat e ndryshme se situata është e papërballueshme; ata kanë vështirësi të kalojnë nëpër rrugë dhe era e keqe është e padurueshme. Një shitës në një dyqan peshku tha se është detyruar t’i fusë plehrat në frigorifer që të mos kundërmojnë. Të tjerë njerëz janë të shqetësuar nga minjtë që kanë “pushtuar” rrugët dhe rreziqet që mund të shkaktojnë në shëndet.
Plehrat janë grumbulluar në rreth gjysmën e qarqeve të Parisit që nga 6 marsi, pasi ekipet komunale kundërshtuan rritjen e moshës së tyre të pensionit nga 57 në 59. 59 mund të mos tingëllojë si një moshë e keqe për të dalë në pension, por grumbulluesit e mbeturinave paguhen shumë pak dhe është një punë vërtet e vështirë. Statistikat tregojnë se ata kanë një shkallë shumë të lartë të vdekshmërisë së hershme.
Ndonëse kryetarja e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, u shpreh se po punohej për zgjidhjen e situatës, ajo personalisht mbështet grevat për kundërshtimin e ndryshimit të moshës së daljes në pension.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:41 A do të zëvendësohet puna njerëzore nga inteligjenca artificiale? Ja rolet që preken më shumë
- 10:22 Qeveria austriake merr vendimin, ndërtesa ku lindi Hitleri do të bëhet komisariat policie
- 10:20 Nga kreu i FIFA-s te Kombet e Bashkuara, Trump dëshiron që Infantino të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së
- 10:11 Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë
- 10:07 I akuzuar për lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 09:52 Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit