“Dosja 4 vite në sirtarë”, Berisha: Narkotrafikanti u arrestua se do rikandidonte
Sali Berisha tha në konferencën e përjavshme me gazetarët se arrestimi i kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla ëhstë mjë akt i mirëfilltë i drejtësisë politike. Sipas tij qeveria i ka pasur dosjet e kryebashkiakut që prej katër vitesh, por zgjodhi të vendoste drejtësi tani pasi Alla deklaroi se do të rikandidonte në zgjedhje pa e pyetur partinë.
“Kandidatët e shpellës apo të dajakut, janë kandidatët më të përçmuar. Siç e shikoni nuk dalin dot te qytetarët. Ndiqeni fushatën e Erion Velisë, nuk shihni qytetarë por vetëm figurantë dhe truke televizivë. Të tjetrët nuk duken fare. Ata që kundërshtojnë arrestohen brenda orëve. Narkotrafikanti i Bulqizës i kishte dosjet palë-palë prej katër vitesh.
I denoncuar për vjedhje monstruoze në ndërtimin e rrugëve. Vjedhje të tjera me radhë e me radhë e nuk i futej gjëmb në këmbë. Përkundrazi drejtësia politike e Edi Ramës e ekzoneronte edhe nga thithja e kokainës në lokale duke pretenduar se nuk dihej nëse ishte ky apo një tjetër.
Në momentin që deklaroi se do të kandidonte dhe nuk do pyeste partinë pas 5 orësh ju vunë hekurat dhe kjo u srvir si një akt i drejtësisë së pavarur, në fakt është një akt i mirëfilltë i drejtësisë politike e cila për 4 vite mbajti në sirtar dosjet e tij dhe në momentin që ai kërcënoi partinë se do kandidojë e arrestuan”, -tha ish kryeministri Sali Berisha.
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve