Berisha: Ka një entuziazëm dhe optimizëm të madh për fitoren e opozitës më 14 maj
“Ka një entuziazëm dhe optimizëm të madh për fitoren e opozitës më 14 maj”, kështu është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët.
“Kudo që shkoj, unë kam bërë takimet më entuziaste, siç i keni konstatuar vetë, në Korçë, Pogradec, Belsh, në Mirditë, në të gjitha zonat kam paraqitur kandidatë me një shkallë të lartë pëlqyeshmërie. Sot jam në Vlorë, dje isha në Lushnje.
Pra, pranvera do të jetë pranvera e fitores. Ndonëse këto janë zgjedhje lokale, kjo do jetë pranverë e fitores mbi monizmin.
Shpreh falënderimin për qytetarët për revoltën që shprehin ndaj makinacioneve të Edi Ramës me dy pengjet e tij.
Qytetarët shqiptarë po kuptojnë çdo ditë se cili është morali, cili është karakteri i atij që është sot kryeministër, që është shndërruar në turpin e Shqipërisë dhe botës.
Është shndërruar në një njeri të pashpresë, për të cilin mediat e botës po shprehin çdo ditë neverinë ndaj tij. Po e damkosin me epitete nga më të rëndat”, -tha në konferencën e kësaj të premteje ish-kryeministri Sali Berisha.
Grupimi i Sali Berishës brenda Partisë Demokratike do të futet në zgjedhje me anë të koalicionit “Bashkë fitojmë”, ku përfshihen , Partia e Lirsisë e drejtuar nga Ilir Meta, Partia Demokristiane e Shqipërisë drejtuar nga Nard Ndoka dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut drejtuar nga Vangjel Dule.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital