Arrestimi i Lefter Allës, aktivisti: Bulqiza është e zënë në grackë nga politikanët
Aktivisti Redi Muçi tha se Bulqiza është si e zënë nga grackë nga politikanët që zëvendësojnë njëri-tjetrin e përfitojnë nga kromi i saj, por nuk sjellin asnjë ndryshim për qytetarët.
Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se kryebashkiaku i arrestuar Lefter Alla ka qenë një nga njerëzit që ka bërë që minatorët të kërkojnë të ikin jashtë vendit. Ai ka shtuar gjithashtu, se kryebashkiaku është edhe pronar në disa galeri të minierave të kromit.
“Bulqiza është një qytezë e pasur në krom dhe gjithçka vërtitet rreth kromit. Nuk është një rastësi që zoti Alla është nga pronarët e dy tre galerive të kromit në zonën D. Pa kromin Bulqiza vdes. Detyrismisht qytetarët janë të lidhur ngushtë me minierat e kromit, por kromi gjeneron pasuroi të mëdha për pronarët, nga ana tjetër nxjerrja e kromit nga qytetarët e Bulqizës, paguhet shumë pak duke marrë në konsideratë rrezikshmërinë në punë.
Qytetarët e Bulqizës janë si të zënë në grackë me politikanë që zëvendësojnë njëri- tjetrin në karrige, por asgjë nuk ndryshon në faktin që Bulqiza është e ulur në pasuri të pafundë por ëhstë një nga qarqet më të varfra të vednit.
Shpresoj që ky skandal të dëmgtojë jo vetëm Partinë Socialiste dhe partinë Demokratike por të gjithë sistemin e vjetër që kanë bërë që qytetarët të largohen nga vendi. Pozicioni i zotit Alla dhe të tjerëve aty kanë qenë kundër minatorëve të Bulqizës që u pushuan edhe nga puna.
Politikanët e vendit të thurrur me oligarkë dhe trafikantë po e bëjnë të pamundur jetesën aty. Kjo ëhstë një politik 30 vjeçare që përsëritet. Pa dyshim qeveria Rama është përgjegjëse për këtë”, tha për Euronews Albania aktivisti Redi Muçi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Arrestimi i Allës, kreu i PD-së në Bulqizë: Ishte përdorues i lëndëve narkotike
- Del në Gjykatë nëna lehonë: S’kisha dijeni për gjobë, fëmijën e parë s’e kam takuar
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi