Frenohet tregtia e jashtme | 38 mld lekë nga eksportet, rënie 9% për një muaj
Tregtia e jashtme e mallrave në Shqipëri nuk shënoi rritje domethenëse në muajin shkurt, duke mbetur në vlerat e shkurtit 2022. Madje në raport me janarin, shihet një rënie rreth 9%, duke e ulur vlerën e tyre në ekspor në 38 mld lekë.
Ndryshe nga viti i kaluar, kur të gjitha grupet po rriteshin me ritme të shpejta në vlerë, për shkak si të rikuperimit pas pandemisë ashtu dhe të çmimeve të larta, këtë vit grupet më të mëdha po shfaqin ecuri të dobët, ndërsa po mbajnë ritmin produktet bujqësore dhe industria automotive.
Ecuria e dobët e eksporteve është ndikuar nga rënia e shitjeve për shkak të shtimit të kostove, por jo të gjithë sekotrët kanë prekur këtë ritëm.
Kështu, ushqimet, pijet dhe duhani u rritën me 25% në shkurt, të favorizuar nga rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe nga shtimi i kërkesës, që ka nxitur rritjen e sipërfaqeve të mbjella.
Nga ana tjetër, importet arritën vlerën 69 mld lekë, me rritje 20% në raport me janarin.
Në muajin shkurt, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, janë Greqia, Spanja dhe Austria, ndërsa në krahun e importit qëndrojnë Italia, Kina dhe Gjermania.
LEXONI GJITHASHTU
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik